Rishi Sunak ka nënshkruar një marrëveshje me BE-në për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mbi protokollin e Irlandës së Veriut pas Brexit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Windsor, kryeministri tha se “Tani kemi bërë një përparim vendimtar. Së bashku, ne kemi ndryshuar protokollin origjinal dhe sot po shpallim kornizën e re Windsor.

Ai tha se marrëveshja do të ndihmonte në rivendosjen e marrëdhënieve të tensionuara më parë me BE-në dhe do të rregullohet “deficiti demokratik”, duke u dhënë ministrave Stormont një fjalë të drejtpërdrejtë në ligjet e BE-së që zbatohen për Irlandën e Veriut. “Ky është fillimi i një kapitulli të ri në marrëdhënien tonë”, tha Sunak.

Britania dhe BE-ja do ta ofrojnë këtë përmes “tre hapave të mëdhenj”, duke hequr dokumentet doganore për konsumatorët, duke garantuar furnizime mjekësore dhe një “frenim të ri Stormont” që u lejon ministrave të asamblesë të thonë mbi ligjet e BE-së.

Marrëveshja është kulmi i katër muajve të negociatave intensive të udhëhequra nga ana e Britanisë, konkretisht nga Sunak së bashku me James Cleverly, sekretarin e jashtëm dhe sekretarin e Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb