Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetaret në konferencën për mediat në lidhje me një editorial të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, ku ajo kërkoi që të rishikohej lista e PD-së.

Ai i sugjeroi Bashës që të zbatojë vetëm ligjin.

“Zotit Basha do i sugjeroj gjithnjë dhe do insistoj që të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Dhe ligji i dekriminalizmin është një nga meritat e Bashës dhe opozitës. Unë edhe një herë, se u shtrua pyetja në fillim, kam qenë mbështës i ligjit dhe vettingut të politikanit. Është Edi Rama, i cili ka kundërshtuar dhe hodhi poshtë, s’ka dashur, që të miratohet ligji i vettingut të politikanëve.”, pohoi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: