Tre risi dhe shumë Superligë në listën e kombëtares U-21 të Shqipërisë të publikuar nga trajneri Alban Bushi në prag të sfidës kundër Anglisë për eliminatoret e Euro 2021, në program më 15 nëntor në Shkodër. Për herë të parë janë grumbulluar Indrit Tuci që luan me Lokomotivën e Zagrebit, Frenklin Domi I QPR dhe Marsel Ismailgeci i Tiranës. Ky I fundit e çon në tetë numrin e futbollistëve që luajnë në Shqipëri.

74599562 454521818517963 2419268117633957888 N
74599562 454521818517963 2419268117633957888 N

Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme dhe emrit të madh të kundërshtarit si favorit në Grupin 3 eliminator, Bushi është optimist se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv.

Pas pesë ndeshjeve në eliminatoret e Euro 2021, skuadra shqiptare ka grumbulluar pesë pikë dhe renditet në vendin e katërt të Grupit 3.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb