Gjyqtarëve të Premier League u është kërkuar që të lejojnë lojtarët myslimanë të prishin agjërimin e tyre gjatë ndeshjeve gjatë Ramazanit. Kjo risi vjen për t’i ardhur në ndihmë futbollistëve të cilët kanë vendosur të sakrikojnë për 30 ditë me radhë, teksa ndër yjet mund të përmendim Mohamed Salah të Liverpool-it, N’Golo Kante dhe Wesley Fofana të Chelseat, dhe Riyad Mahrez e Ilkay Gundogan të Manchester City.

Zyrtarët e ndeshjeve në katër divizionet më të mira të Anglisë tani kanë marrë udhëzime për të përdorur ndalesa natyrore në lojë për të lejuar lojtarët myslimanë të pijnë ujë ose të te marrin energji gjatë ndeshjeve të mbrëmjes.  Muaji i shenjtë i ramazanit nis me datën 23 mars dhe përfundon me 21 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb