“Samsung” do të jetë gati të na habisë me “Galaxy S8”, që pritet të hidhet në treg në fund të muajit shkurt. Sipas disa të dhënave, smartfoni do të ndihmojë edhe në botën e biznesit, duke premtuar rritjen e produktivitetit me aftësinë për ta kthyer telefonin tuaj në një minikompjuter.

Ky model i “Samsung”-u do të mund të lidhet me një monitor, maus dhe tastierë. Në përshkrimin e pajisjes thuhet: “Samsung Desktop Experience. Next Mobile Workspace” (Përvoja me Samsung Desktop. Celulari i ardhshëm në vendin e punës – shën. i përkth.). Risia është tashmë pjesë e “Samsung”-ut, por një tipar i ngjashëm është tashmë i pranishëm në sistemin “Microsoft” dhe bëhet fjalë për “Continuum”, q0235 në fakt bën të mundur që të përdoret një smartfon i tipit “Windows Phone” si një kompiuter që lidhet me një monitor, maus dhe tastierë.

Prezantimi i “Galaxy S8” pritet të bëhet më 26 shkurt, ditën kur është planifikuar evenimenti “Unpcked” nga kompania koreanojugore e celularëve, në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: