“Plani i inovacionit dixhital ka “ngritje” dhe do të sjellë përfitime për vendin brenda 4-5 viteve, aq sa, në atë pikë, Italia do të jetë një vend më i mirë për të jetuar”.

Këtë ka bërë me dije ministri i Inovacionit Teknologjik dhe Tranzicionit Dixhital në Itali, Vittorio Colao, teksa ka zbuluar se në 2023 vendi fqinj i Shqipërisë do te kalojë patentat e drejtuesve të mjeteve në nivel elektronik.

“Qëllimi është të krijojmë një Shengen të vërtetë dixhital me shërbime, pagesa dhe dokumente të aksesueshme nëpërmjet aplikacioneve dhe pa kufij evropianë. Do të duhet një vit e gjysmë. Ne do të përmirësojmë shumë futjen e dokumenteve të tilla si lejet e drejtimit të aksesueshme me kodin QR”, tha ai.

Ndër risitë është edhe karta elektorale në format dixhital dhe mundësia që zyrat postare të lëshojnë kartën e identitetit në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: