SHBA- Funerali mund të zhvillohet edhe në hapësirë! Kjo është risia që ofron një kompani amerikane. E gjithë ceremonia bëhet në hapësirë, ku me anë të një balone shpërndahet hiri i të vdekurve.

Ideja e çuditshme vjen nga kompania amerikane Mesoloft, e cila ka sajtet e saj tanimë në Indiana, Kolorado e Nju Meksiko.

Eshtrat fluturojnë me balonë dhe kamera GoPro të lejojnë që njerëzit në tokë të shohin të gjithë ngjarjen. Mbetjet do të lundrojnë pak kohë në atmosferë dhe më pas do të bien si shi ose borë në tokë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: