WhatsApp do të etiketojë mesazhet e përcjellura, një lëvizje e cila synon të adresojë problemet e keqinformimit në platformë.

Në një postim në blog Whatsapp prezantoi etiketën e re e cila tregon kur një mesazh është përcjellur nga një përdorues tjetër.

Etiketa do të aplikohet mbi tekstin, imazhin dhe videon siç e tregon edhe fotoja e këtë artikull.
forwarded_whatsapp_chat__1_.0
Përpara se ta lançonte për mbarë përdoruesit WhatsApp ka testuar këto etiketa në Indi dhe Brazil.

Ky përditësimin është më i fundit nga WhatsApp për të adresuar lajmet e rreme. Kompania ka shpërblyer hulumtuesit të cilët kanë studiuar përhaphjen e deinformimit në aplikacion, njofton pcw.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: