Ashtu siç Google pati premtuar gjatë konferencës I/O 2015, versioni Android i Google Maps do të funksionojë tani edhe pa lidhje interneti. Versioni ri përfshin navigimin kthesë-pas-kthese (pa pasur nevojë për internet), kërkimi për informacione dhe destinacione të bizneseve tek disa rajone të caktuara. Tani harta e një zone mund të shkarkohet shumë lehtë nëpërmjet një butoni të veçantë.

Përdoruesit e pajisjeve iOS duhet të presin edhe pak derisa veçoria e re të arrijë edhe tek pajisjet e tyre. Për përdoruesit e pajisjeve Android, versioni i ri Maps do të përhapet gradualisht gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm, citon krokodili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: