Instagram është një ndër rrjetet më të mëdha sociale në kohërat moderne, përkrah Facebook me të cilin ndajnë të njëjtin shef ekzekutiv.

Pavarësisht problemeve të vazhdueshme që kishte muajin e kaluar, ky rrjet social ka vendosur t’i shpërblejë përdoruesit e tij me një risi në nderë të festave të fundvitit.

Bëhet fjalë për mundësinë e dërgimit të zërave audio në “Insta Message”, opsion ky që nuk kishte ekzistuar më parë në Instagram.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë platforma gjigante nëpërmjet një storie, në të cilin prezantohet opsioni me një zë përcjelles që uron festat e fundvitit.

Mundësia e dërgimit të zërave audio nuk është ndryshimi i vetëm që bëri Mark Zuckerberg me ekipin e tij këtë vit; përkrah mundësisë për të telefonuar miqtë, ai e ka përforcuar rëndësinë e vizualizimit me opsionin e fotografive lëvizëse (GIF).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb