TIRANE- Pas analizës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka ngritur një grup pune për për rikonceptim të degëve të partisë dhe për riorganizimin e strukturave. Deputeti demokrat Arben Ristani ka folur për mbledhjen e kryesisë së PD, duke u shprehur se zgjedhjet dëshmuan inefiçencë të strukturave dhe inefiçencë e lidershipit të degëve.

Nisur nga kjo situatë, Ristani shprehet se grupi i punës do të angazhohet për sfidat elektorale që presin PD, si dhe do të përgatitet programi qeverisës i kësaj force politike.

Deputeti Ristani tha ndërkaq, se në PD është ngritur fondacionin “Për liri dhe demokraci”, si dhe departamenti për kontributet historike, dhe departamenti për integritetin e figurës dhe partisë.

Ndërkaq, Partia Demokratike ka startuar edhe fushatën për zgjedhjet në FRPD, dhe deputeti Ristani është shprehur se opsionet janë të hapura edhe për zgjedhjet në degë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: