TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar në lidhje me komunikimin e përjavshëm të kryeministrit Edi Rama me publikun në rrjetin social ‘Facebook’, ku ky i fundit foli për buxhetin 2017 që u miratua ditën e enjte në Kuvend.

Ristani e cilësoi fjalimin e kreut të qeverisë si një monolog, ndërsa theksoi se Rama erdhi në pushtet 4 vite më parë si shpëtimtar i shqiptarëve, ndërsa po ikën si varrmihës i shpresës.

Ndër të tjerë, në emër të PD-së, Ristani theksoi ndër të tjera me ironi se e kupton faktin se pse Rama nuk ishte i kënqaur me veten, pasi sipas tij e kishte zhytur vendin në mjerim, krim dhe drogë.

REAGIMI I RISTANIT
Pas monologut te perjavshem te Rames dua ti them se: Erdhe si shpetimtar e po iken si varrmihes i endrres, shpreses dhe besimit te shqiptareve. Te kuptoj qe sje i kenaqur nga vetja, por kush ta fal qe e ke zhytur Shqiperine ne mjerim, krim, droge dhe korrupsion. Te kuptoj qe sje i kenaqur nga vetja se ndoshta do kishe dashur te hapje me shume ekspozita, te promovoje me shume libra, te shihje me shume ndeshje te NBA, apo inspektoje stadiumet me te famshme te Europes. Ndoshta do kishe dashur me shume perfitime nga tenderat dhe koncesionet. Ne fund te fundit ky ishte dhe qellimi i qeverisjes tende.

Rendjen pas qejfeve te tua e paguan shtrenjte qytetaret. Taksat u rriten, cmimi i energjise dhe naftes po ashtu, varferia dhe papunesia pllakosen kudo. Sot duhet te rendonin ne ndergjegjen tende vetvrasjet per faturen e energjise, familjet e pashpresa qe enden neper kampet e refugjateve ne Gjermani, Holande etj, mijera bizneset e mbyllura nga arroganca dhe arbitrariteti i “shtetit” tend. Duhet te rendonin ne ndergjegjen tende ata femijet e mitur dhe prinderit e tyre qe trajtohen si skllever ne arat e kanabisit, vdekjet nga shendetesia e munguar e sorollatjet e te semureve pa gjetur zgjidhje. Sado te perpiqesh me propagande e gjithfare marifeti, nuk do arrish te manipulosh te verteten. Sje asgje tjeter vecse si ai vrasesi gjakftohte dhe me paramendim, qe ben si i penduar, por qe ne fakt, njesoj do te vepronte sa here ti jepej mundesia. Erdhe si shpetimtar e po iken si varrmihes i endrres, shpreses dhe besimit te shqiptareve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: