TIRANË – Numri dy i PD-së, Arben Ristani, e sheh me shqetësim, situatën e rendit në vend dhe njëhërësh, bëhet ironik ndaj dy personave kryesorë përgjegjës për këtë gjendje: Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që e emërton “kryepolic” dhe Kryeministrit Edi Rama, “kryerilindas”

“Vetëm sot, 6 grabitje me armë, – numëron Ristani në mesazhin e tij në Fb. – Gati 4 milionë euro iu vodhën bankës, pardje. Ndërkohë, ministri kryepolic nuk kap dot tritolvënësit në familjen e tij.

Po të pyesësh kryerilindasin, ai me siguri do të thotë se rendi dhe siguria në Shqipëria është në gjendjen më të mirë të 20 viteve të fundit,” shkruan ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: