Këtë të premte janë programuar zgjedhjet për kryetar të Degës së PD në Bashkinë e Dibrës. Kandidatët janë Hamza Lleshi dhe Ilir Krosi.

Komisioni i Rithemelimit njofton se procesi ka nisur në orën 8:00 dhe do të mbyllet në 17:00. Në rast se në qendrat e votimit do të ketë ende votues procesi do të vijojë deri në momentin që edhe anëtari i fundit i kësaj dege të ketë përfunduar.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot, më 22 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD Dibër. Qendra e Votimit është në Pallatin e Kulturës Peshkopi.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetar janë:
1. Hamza Lleshi
2. Ilir Krosi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb