Është mbyllur procesi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Roskovec.

Përzgjedhja e anëtarëve ka qenë mes dy kandidatëve, Emels Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi, dhe fitues ka dalë Xhaxhaj me 297 vota, ndërsa Cjapi ka marrë 16 vota, ndërkohë vota të pavlefshme, pas verifikimeve nuk ka dalë asnjë.

Anëtarët e PD kanë zgjedhur për herë të parë kreun e ri të degës në bazë te parimit një anëtar një votë, ndërsa më parë kreu i partisë zgjidhej nga delegatët. Sipas të përzgjedhurit Xhaxhaj, nga sot edhe në Roskovec do të punohet për bashkimin e Demokratëve.

Më herët, i deleguari i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, deputeti Luan Baçi, u shpreh se këto zgjedhje nuk kanë pse të kontestohen, pasi janë të gjithë pranuara dhe zhvillohen nga vetë demokratët. Roskoveci është dega e tretë që zgjodhi kryetarin e ri pas Mallakastrës dhe Fierit, ndërsa është shtyrë procesi për Lushnjen dhe pritet zgjedhja e kreut të ri në Patos dhe Divjakë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: