Rita Ora është prej këngëtarëve më të suksesshme dhe më të përfolura shqiptare në botë. Ylli i muzikës ka arritur që ndër vite të jetë në fokus të mediave botërore si për talentin në muzikë, ashtu edhe për stilin e saj unik dhe me shumë shije.

30-vjeçarja eksperimenton shpesh herë me stilin e veshjes, por edhe të flokëve, teksa kryesisht njihet si bionde. Së fundmi këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka realizuar një fotosesion të ri, ndërsa ndryshimin e bëri pikërisht në stilin e flokëve, duke mos ikur nga rrënjët e saj prej bionde, por me një prerje të veçantë, ajo dukej më ndryshe se zakonisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“I dua këto flokë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat në Instagram.

Sakaq , ylli i hitit “Anywhere” ka qenë mjaft e angazhuar kohëve të fundit, pas përfundimit të “Voice Australia”, ku ishte pjesë e jurisë, këngëtarja po bën përgatitjet finale për koncertin e madh që do të mbajë në Kullën Eiffel, më 30 Shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb