Rita Ora deklaroi se vazhdon të jetë e prekur nga vdekja e Tim Bergling, DJ i famshëm suedez, i njohur si Avicii, gjashtë muaj më parë.

“Ishte një tronditje e vërtetë”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova për DPA-në.

“Kjo ngjarje na tregoi se pas gjithçkaje, mund të ketë errësirë dhe trishtim”, shtoi ajo.

“Është me të vërtetë e vështirë, sidomos kur e njeh dikë dhe nuk e dini se çfarë do të ketë më pas”, tha Ora.

Bergling, 28 vjeç, i gjet i vdekur në një hotel në Oman, prillin e kaluar. Në një dokumentar britanik ai kishte folur për ankth dhe stres.

Rita Ora ishte mikeshë e Bergling dhe së bashku kishin regjistruar këngën “Lonely Together”.

Albumi i saj i ri “Phoenix” del më 23 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb