Rita Ora ka njoftuar publikimin e këngës së saj të re me një postim të zhveshur.

Këngëtarja 32-vjeçare është rikthyer në industrinë e muzikës, pas dy vitesh mungesë dhe është kujdesur që të informojë publikun e saj me një postim në Instagram.

Me një foto, në të cilën pozon në shtratin e saj, e veshur vetëm me një fund, Rita Ora ka bërë të ditur se së shpejti do të publikohet kënga e saj e re.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Jam kaq, kaq e emocionuar që më në fund të shpall këngën time të re, që do të dalë më 27 janar. Unë jam kthyer, fëmijë.”

Në foto ajo ka zbuluar edhe titullin e këngës së saj të re, “You Only Love Me” .

Shikoni postimin e saj:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb