Rita Ora i është bashkuar princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA.

Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.

Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, në jugperëndim të Londrës.

Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra-mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në  vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe”, – tha Rita pas takimit me princin Harry.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: