Rita Ora e ka mësuar publikun e saj së fundmi me… paraqitje të guximshme. Këngëtarja me origjinë shqiptare zgjedh veshje zbuluese apo fustane transparente, të cilat i tregojnë trupin zbuluar. Madje, ajo nuk heziton t’i veshë edhe në tapetin e kuq.

Në një dalje të fundit në një festë të para-Golden Globes me bashkëshortin Taika Waititi, 32-vjeçarja u shfaq me një fustan prej dantelle, transparente pa sytjena, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.


Ajo poshtë ka veshur një palë mbathje dhe sandale të zeza, ndërsa look-un e saj e ka kompletuar me një palë vathë të gjatë.

Fotot nga pamja e saj tashmë po bëjnë xhiron e internetit, ku publiku i saj ka lënë komente mjaft pozitive, si për stilin, ashtu edhe për trupin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb