ZELANDE E RE

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka tërhequr sërish vëmnedjen.

Shkak është bërë performanca e saj në hapjen kampionatit botëror të ragbit për femra, i cili po mbahet në Zelandën e Re.

Kujtojmë se Rita interpretoi në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re.

31-vjecarja dukej mahnitëse me një kostum dypjesësh ngjyrë të zezë, ku kishte vënë në pah barkun e saj të sheshtë.

Pikërisht ky detaj i ka tërhequr vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në “Instagram”.

“Qenke bërë për pite”, shkroi Vera në komentin e saj, duke marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve të Ritës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: