SHBA – Revista e famshme “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2018. Në një intervistë gjatë ceremonisë “Grammy”, Rita Ora ka folur për “The Vogue” lidhur me planet e saj për vitin 2018, ku ndër të tjera ka treguar se do ta vizitojë edhe Kosovën.

48AFFA8F00000578-5323379-One_step_at_a_time_After_arriving_at_the_venue_Rita_was_seen_car-a-8_1517219840779

“Këngëtarja tregoi  gjithçka që pret këtë vit si turne në Amerikë dhe Evropë, album të ri, udhëtimin misionar për në vendlindje, Kosovë”- ka shkruar ‘The Vogue’, duke mos e zbuluar akoma intervistën e plotë.

48AF060200000578-5323379-One_step_at_a_time_After_arriving_at_the_venue_Rita_was_seen_car-a-11_1517219840910

Kohët e fundit mediat kosovare kanë konfirmuar se këngëtarja Rita Ora do të performojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

48AFE8DB00000578-5323379-image-m-205_1517187311490
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: