BRITANI E MADHE

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora më në fund konfirmoi se ka kurorëzuar dashurinë e saj me të Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën ‘perfekte’ dhe ‘ditën më të veçantë’.

Thashethemet se Rita Ora 32 vjeçe, dhe Taika, 47 vjeç, ishin martuar në fshehtësi pasi u panë të mbanin unaza në dorën e majtë, kanë muaj që qarkullojnë në mediat rozë.

32- vjeçarja ka folur së fundmi në ‘Heart Radio Breakfast’ për të promovuar këngën e saj më të fundit ‘You Only Love Me’, pak pasi pozoi topless për publikimin e albumit.

Rita tha: ‘Po jam martuar. Zgjodha ta mbaja private dhe më shumë për vete, por me videon time të re po tregoj atë që mund të kishte ndodhur’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb