BRITAN E MADHE – Edhe një ditë na ndan nga 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Pas shumë spekulimeve që u thanë e u shkruan për ardhjen apo mosardhjen në Prishtinë të Rita Orës, ishte vetë këngëtarja me origjinë shqiptare që e konfirmoi.

Dy ditë më parë këngëtarja shqiptare postoi një status për ardhjen e saj në Kosovë. Postimi, i cili ishte shkruar në anglisht dhe në shqip shoqërohej dhe me një foto të një bluze të Ritës që lexonte Kosova. Ndërsa ditën e djeshme Rita duke u dërguar të gjithëve një mesazh urimi në anglisht, ku nuk ka munguar edhe shqiponja e bërë me duar.

“Vendlindja ime Kosovë. Po vij në shtëpi. Ky është mesazhi im për ju. Mezi po pres të vij dhe të këndoj falas për ju të gjithë në Prishtinë, në “Nënë Tereza”, në zemër të qytetit për të festuar përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë. Jam shumë krenare që kam lindur në Prishtinë dhe të mund të vij e të performoj si ambasadorja dhe mikesha juaj. Ta bëjmë këtë. Shihemi të gjithë të shtunën”- thotë Rita.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb