TIRANE

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e programit Vera Ora, mamaja e këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora. Ajo kujtoi fillimin e viteve ‘90, kohë kur vendosi të udhëtonte bashkë me dy vajzat në Londër, për t’u bashkuar me të shoqin.

“Problemi më i madh kur arrita atje ishte gjuha, se flisja pak anglisht. Në fillim nuk punova, qendrova me vajzat dhe jam e lumtur për këtë”, tha ndër të tjera ajo.

Teksa Bieta e pyeti se ç’ndodh në familjen e tyre, Vera pohoi se kanë një jetë normale si gjithë të tjerët.

“Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët”, tha Vera me humor.
Vetëm pak minuta më pas nuk mungoi një video ekskluzive nga vetë Rita, e cila përshëndeti në shqip dhe i shprehu dashurinë së ëmës.

“Pershendetje mami. Surprize. Me ka marre malli shume. Doja te ju dergoj nje video per t’iu treguar marredhenien time me mamin dhe gjithcka kam mesuar prej saj. S’di nga t’ia filloj por per mua jane etika ne pune, vendosmeria dhe vetebesimi. Faleminderit mami per besimin qe ke patur gjithmone tek une. Te dua shume dhe Zoti te bekofte. Mirupafshim”, ishin këto fjalët e këngëtares me famë ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: