Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka konfirmuar se kënga e saj e re do të lansohet në muajin mars.
Anëtarja e re e jurisë së showit The Voice UK ka treguar se është duke bërë gati albumin e dytë të saj.

“Kënga vjen në mars dhe albumi pak para verës”, ka thënë Rita Ora për “The Version”. “Doja që ky album dhe kënga e re të ishin në të njëjtën kohë me The Voice”

Kënga e fundit solo e Ritës ishte “I Will Never Let You Down”, që në vitin e kaluar ishte ndër këngët më të suksesshme në Britani.

Ajo më 2014 arriti të barazonte rekordin e Geri Halliwellit duke u pozicionuar në pozitën e parë të toplistave britanike me katër këngë të ndryshme.

Për albumin e dytë, pas atij të vitit 2012 të quajtur “ORA”, këngëtarja ka bashkëpunuar me Princen dhe Charli XCX.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: