Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, në kuadër të një fushate për ndihmë të refugjatëve në mbarë botën, ka rrëfyer eksperiencën e saj dhe të familjes si refugjatë të larguar nga Kosova.

Në videon e shpërndarë në YouTube, Rita tregon se kur ishte në moshën 1-vjeçare, ajo dhe familja e saj u larguan nga Prishtina në prag të luftës dhe emigruan në Britani të Madhe.

Rita tregon se si prindërit e saj kanë punuar dhe familja e saj tashmë ka biznese. “Unë jam refugjate”, thotë me krenari Rita.

Artistja shqiptare kurrë nuk e ka mohuar eksperiencën e saj dhe shumë shpesh nëpër emisione të ndryshme ka rrëfyer se si nga situata e papërshtatshme në Kosovë familja e saj është detyruar të lërë vendin.

Më këtë video, Rita është bërë pjesë e nismës “I’ve Got #Refugenes”, ku kanë marrë pjesë dhe personalitete të tjerë të njohur si, Jamie Cullum, Bella Freud, Ben Elton dhe Neil Gaiman.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: