Rita Ora është një nga këngëtaret më të dashura botërore. Këngët e saj kthehen shpejt në hite dhe e njëjta gjë ka ndodhur me projektin e fundit, “You For Me”.

Këto ditë gjithashtu ka nisur edhe transmetimi i “The Voice Australia”, shfaqje në të cilën Rita Ora është njëra nga katër anëtaret e jurisë.

Por Rita ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, duke përditësuar ndjekësit e saj me foto e video të shumta. Së fundmi 30-vjeçarja

vendosi të realizojë disa poza mjaft ‘të nxehta’, ku shfaqej e veshur me një robdeshambër.

Pjesa e hapur te dekolteja vuri në pah pak nga gjoksi i bëshëm i këngëtares.

Ndërkohë, mbishkrimin e fotografive këngëtarja me origjinë shqiptare ua atribuoi fansave të saj australianë, duke i falënderuar që po e pëlqejnë kaq shumë spektaklin ‘The Voice’ dhe mezi pret të kthehet atje.

“Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë. Unë jam shumë e kënaqur që ju të gjithëve po ju pëlqen ‘The Voice Australia’, ka kaq shumë talent sa që nuk mund të pres që ta shihni! I dua aq shumë fansat e mi australianë! Mezi pres të kthehem te ju”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e këtyre fotografive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb