BRITANI E MADHE – Rita Ora ka lumturuar të gjithë fansat e saj me lajmin që sapo ka dhënë. Prej 6 vitesh këngëtarja me origjinë shqiptare është duke punuar për albumin e saj të dytë që titullohet “Phoenix”.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku falenderon fansat për durimin, këngëtarja tregon së më 23 nëntor do të hedhë në treg albumin e shumëpritur.

Ylli i muzikes ndërkombëtare me origjine shqiptare Rita Ora rikthehet në nentor me albumin e saj të dytë dhe të shume pritur që do të mbajë një titull të veçantë, Phoenix.

Si një feniks që ringjallet nga hiri, Rita premton se do të sjellë të gjitha eksperiencat e saj të këtyre viteve jo fort të mira që nga ndarja me Calvin Harris etj në këngë emocionuese. Sipas këngëtares nga Prishtina, albumi do të publikohet me datë 23 nëntor, por ai mund të porositet që tani në platformat muzikore botërore si I Tunes, Spotify, Google play, Amazon, Deezer.

Në këtë album do të përfshihen edhe këngët e publikuara si Your Song, Lonely Together apo Girls në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha. “Jam shumë e emocionuar për këtë album shprehet këngëtarja shqiptare e njohur në të gjithë botën. Kënga që i paraprin albumit dhe që publikohet të premten quhet “Let You Love Me”. Tashmë Shqiptaret duhet të jenë të parët që ta mbështesin Rita Orën duke porositur albumin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb