Rita Ora ka bërë një tjetër dedikim për nënën e saj, Vera Ora, pas atij të ditëlindjes.

Ditën e djeshme (e hënë) Vera ka festuar ditëlindjen e 58-të dhe natyrisht nga ka munguar një urim i veçantë nga ylli i muzikës.

Teksa sot, Rita ndau me fansat në Instagram një video nga fëmijëria ku shihet duke kënduar e vallëzuar me të ëmën.

“Gruaja që më bëri të mendoj që ajo që bëj sot ishte një ëndërr e vërtetë dhe se mund të besoja që një ditë do të bëhej realitet, faleminderit nënë, unë qaj sa herë që e shoh këtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

31-vjeçarja herë pas here bën dedikime për familjen e saj, të cilët tregojnë po ashtu përkrahje të madhe për yllin e muzikës.

Ndërkaq, përveç Ritës, çifti Vera dhe Besnik Sahatçiu kanë edhe dy fëmijë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb