BRITANI E MADHE

Rita Ora ka pozuar topless brenda një vaske për kalendarin “Pirelli 2022”. Këngëtarja shqiptare u fotografua nga legjenda e pop-it, Bryan Adams, i cili gjatë dekadës së fundit ka punuar si fotograf profesionist, shkruan “The Sun”.

Në një fotografi artistike bardh e zi nga prapaskenat e xhirimit, Bryan shihet duke qëndruar në një cep të tualetit, teksa kërkon këndin përfekt për të shkrepur foton e Ritës. Rita nuk mban asgjë veshur përveçse një palë taka në këmbë.

Flokët e artistes shqiptare me famë botërore jane të lagura dhe në foto ajo mund të identifikohet vetëm nga tatuazhi që ka në krah. Yje të tjerë të përfshirë në kalendarin prestigjioz janë Grimes, Saweetie dhe Iggy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: