Një vit më parë u raportua se Rita Ora ishte ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hil për shkak të karrierave të ngarkuara të secilit prej tyre, por faktet kundërshtojnë këtë dhe duket se gjithçka mes tyre shkon më së miri.
Çifti, pas romancës 6-mujore me njëri-tjetrin, ka avancuar edhe më tej për sa u përket çështjeve private.
“The Sun” shkruan se se ata të dy kanë vendosur të bashkëjetojnë në shtëpinë e Rita Orës, në Londrën Veriore, të cilën e kengetarja e bleu për Krishtlindjet e kaluara.
Sipas një burimi pranë këngëtares , Rita e ka ftuar Rickyn, djalin e Tommy Hilfiger, në shtëpinën e saj si pjesë e romancës së tyre të “heshtur”.
“Arsyeja pse Rita dhe Ricky shkojnë kaq mirë, është sepse të dy ata janë të relaksuar, ndaj dhe askush nuk e sheh këtë lëvizje si një arritje të madhe. Është më shumë se sa një flirt me sa duket historia e tyre.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: