15 vite më parë kur ishte 39 vjeçe, mamaja e Rita Orës, Vera Ora, u diagnostikua me kancer gjiri.

Lufta e saj me kancerin ka qenë e vështirë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe tek vajza e saj.

Ajo ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

Këngëtarja ka treguar se ajo punon shumë me mendjen e saj duke mësuar gjithçka për këtë gjë dhe se ushtrohet e shkon në terapi për të mos pasur atake paniku.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe shkoi u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi sërish kontrollohem rregullisht.

Gjenteikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, ka treguar Rita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: