Rita Ora dukej shumë e bukur me një veshje ngjyrë rozë, teksa merrte pjesë në darkën e çmimeve “Chanel and Charles Finch” para “Oscars” në Beverly Hills të shtunën.

Këngëtarja 31 vjeçe, zbriti në tapetin e kuq të eventit e veshur me një xhaketë vinyl ngjyrë rozë pastel dhe një fund të gjatë, që theksonte siluetën e saj.

Ylli i muzikës me origjinë shqiptare, pozoi pranë të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi, shkruan DailyMail.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për aksesorë, Rita zgjodhi një çantë të vogël rozë të markës “Chanel” dhe një palë vathë me të njëjtën ngjyrë.

Waititi ishte veshur me një kostum elegant tërësisht të zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: