KOSOVE

Rita Ora është shfaqur sot në takimin e parë me mediat, pas mbërritjes në Kosovë. Këngëtarja shqiptare ndodhet në vendin e saj të lindjes në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Ajo do të ketë një qëndrimit tre ditor në Kosovë ku do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në dobi të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

”Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam prej dy ditë, por kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset, që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare, që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare, që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha Rita. Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, këngëtarja do të vizitojë nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Ditën e sotme ka postuar disa foto gjatë takimeve të saj fëmijë në kopshte dhe foto të bëra gjatë takimeve të tjera për bamirësi. 28-vjeçarja do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme me koncerte anembanë globit për të promovuar albumin e ri, “Phoenix”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: