BRITANI E MADHE – Këngëtarja me famë botërore Rita Ora pozon nudo për të promovuar këngën e saj më të re, “Let you love me”.

27-vjeçarja me origjinë shqiptare ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet nudo duke mbuluar pjesët intime me duar. Ndërkohë e vetmja gjë që ka veshur Rita janë një palë dorashka të kuqe.

Klipi i këngës “Let you love me” ka dy javë që është publikuar dhe ka arritur më shumë se 27 milionë klikime.“Let you love me’- shkruan këngëtarja shqiptare në krah të fotos. Kujtojmë që në një intervistë pak ditë më parë këngëtarja ka folur për lidhjen e saj me Calvin Harris.

Rita Ora ka zbuluar se ka përjetuar ‘kohët më të bukura’ kur ishte në lidhje me Calvin Harris. Këngëtarja, 27 vjeçe dhe DJ, 34 vjeç i dhanë fund romancës në vitin 2014. Kjo ishte lidhja e parë e saj që u zbulua për publikun.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb