Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është duke qëndruar kohët e fundit në Sidnei të Australisë. Rita ndodhet atje, si pjesë e jurisë së “The Voice Australia”.

Ndërkohë këngëtarja e njohur, këtë kohë, e ka parë si një mundësi shumë të mirë për t’u angazhuar në projekte të tjera dhe në fakt e ka bërë. Së fundmi, Rita, performoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, të zhvilluar në një nga stadiumet më të mëdha të Sidneit.

Shqiptarja u shfaq në fillim të shfaqjes me një veshje mjaft provokuese, ku ishte me geta në formë rrjete në pjesën e poshtë dhe një bluzë të madhe të materialit tyl në pjesën e sipërme.

Së fundmi, Rita vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, të realizuara gjatë mbrëmjes kur performoi në manifestin e komunitetit LGBTI.

“Gati për ta bërë këtë përsëri”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb