Janë rritur ndjeshëm rastet me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 4259 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga 235 mijë testime.

21 persona të tjerë humbën jetën, ndërkohë që vijon ulja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera covid.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë infektuar me koronavirus 4.2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 127 mijë prej tyre.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb