Një faltore e madhe e Tokios njoftoi sot se do të mbyllë dyert e saj në prag të Vitit të Ri, për herë të parë në dekada, ndërsa vendet fetare në Japoni po përpiqen të përshtaten me një rritje të infektimeve të COVID-19.

Vizitat në tempujt budistë dhe Shinto janë një pjesë përbërëse e Vitit të Ri në Japoni, festa më e rëndësishme e vendit, me fishekzjarre dhe festime të tjera.

Disa vende të tilla qëndrojnë të hapura gjithë natën për të lejuar adhuruesit të festojnë Vitin e Ri në mesnatë.

Miliona njerëz në të gjithë vendin dynden në këto vende gjatë tri ditëve të para të janarit, për të kërkuar bekime për vitin e ardhshëm.

Vendi i shenjtë Meiji Shinto në Tokio u vizitua nga 3,18 milionë persona gjatë vigjiljes së Vitit të Ri të fundit dhe 3 janarit.

Por këtë vit, Meiji Shinto, një nga më të rëndësishmet në Japoni, do të mbyllet në prag të Vitit të Ri, për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb