TIRANE

Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka zgjedhur që të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme lokale. Në një prononcim për mediat, Tahiri është shfaqur i qeshur para gazetarëve, ndërsa theksoi se ai kishte dhënë tashmë votën e tij.

Teksa u pyet nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me faktin se si do të ndihej nëse do të ishte përballë Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës, për faktin se emri i tij ishte lakuar shpesh, ai tha se nuk ka lidhje.

“Mbase ajo nuk është opozita që duam. Unë kam ardhur për të votuar, është një e drejte e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari. Do të thoja që kjo mos të kishte ndodhur dhe debati të është për taksa më pak dhe qeverisje më të mirë. Shpresoj që kryetarët e bashkive që do të zgjidhen me mandat 4 vjet të punojnë për qytetarët”, tha Tahiri.

Pyetje nga gazetaret
A do ta respektoni datën 13 tetor, dekretin e presidentit për zgjedhjet?

Ka shumë kohe deri atëherë. Unë sot votova. Ka kohë deri atëherë (qesh).

Ju jeni përfolur si një ndër rivalet kryesor përballë Veliajt për qen kandidat për bashkinë e Tiranës. A do donit të ishin në këtë garë, nëse do ishte e tillë?
Nuk ka lidhje

Ishte votim apo zgjedhje?
Unë bëra zgjedhjen time. I bie të tregoj votën.

Lidhur me veprimet e policisë, ka pasur një sërë të arrestuarish. Ju keni qene dhe ministër i Brendshëm, më jetëgjati. A po gabon policia me këto sjellje?
Duhet të pyesni Sandrin për këtë. Sandrin ministrin, jo Sandrin e Klanit (qesh). Uroj që të shkojë gjithçka mirë, edhe pa probleme nuk ma do mendja që njerëzit meritojnë të shohin në televizor këto tmerre. Këto janë zgjedhje si t’i administrojmë më mirë qytetet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: