Të shtunën në orën 18:00 luhet një nga sfidat embleme të “Seria A” siç është derbi i Romës dhe përballjet mes dy ekipeve fillojnë që nga shkallët e stadiumit deri në fushën e lojës. Këtij rivaliteti nuk i shpëtojnë as portierët të cilët janë shokë përtej futbollit por nesër do të kenë detyrën e vështirë për të mbajtur të paprekur portën në një ndeshje që duhet me doemos të paktën të mos humbet.

Bëhet fjalë për Thomas Strakoshën e Lacios dhe Alison të Romës. Gardiani brazilian i verdhekuqve në një intervistë për “Sky Sport 24” nuk i ka kursyer lëvdatat për shqiptarin 22-vjeçar që mbron edhe portën e Kombëtares.
alison vs strakosha
“Do të jetë një sfidë interesante mes dy skuadrave që po luajnë mirë. Edhe Lacio është duke bërë një kampionat të shkëlqyer. Tomas? Është një portier gjigand, i ri, ashtu siç jam edhe unë, megjithëse jam pak vite më i madh se ai. Është shumë i zoti mes shtyllave, por edhe në lojën me këmbë. Është pjesë e një ekipi që bën lojë krejt ndryshe nga ne, megjithatë është duke bërë një punë të mirë”, ka deklaruar Alison, portieri brazilian i Romës.

Pak kohë më parë sipas disa statistikave të publikuara nga mediat italiane Alison ishte portieri më i mirë i “Seria A” në bazë të pritjeve, ndërsa menjëherë pas tij vinte Thomas Strakosha.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb