Pasi qëlloi në shenjë me Zlatan Ibrahimovic, siç kanë treguar dy ndeshjet e para të sulmuesit suedez pas rikthimit në Serie A, Milan vazhdon të jetë aktiv në merkaton e dimrit. Me misionin për të forcuar skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit, klubi kuqezi zyrtarizoi afrimin e dy lojtarëve të tjerë.

Hi Res 559c2bf7907da760bf133263041f2699 Crop North
Hi Res 559c2bf7907da760bf133263041f2699 Crop North

Simon Kjaer dhe Asmir Begovic. Mbrojtësi danez vjen në formë huazimi nga Sevilla, që më parë e kishte xhiruar për gjashtë muaj tek Atalanta. Ndërkohë, me të njëjtën formulë vjen edhe portieri boshnjak, që merr vendin e Pepe Reina të transferuar në Premier League te Aston Villa.

215349258 5fabea41 6fc9 4751 Af9e 36a1972f7d72
215349258 5fabea41 6fc9 4751 Af9e 36a1972f7d72

Ndërkohë, Milan po punon edhe në disa fronte të tjerë, por pengesë për momentin është e ardhmja e Suso. Pak muaj më parë konsiderohej i pazëvendësueshëm, por spanjolli ka zhgënjyer me paraqitjet e tij. I kontestuar edhe nga tifozët kuqezi, Suso ka kërkuar të largohet, por drejtuesit milanistë nuk e lenë të lirë pa një ofertë sipas kushteve të tyre.

Suso Jesus
Suso Jesus

Mediat italiane kanë zbuluar edhe një tratativë të bujshme me rivalët e përjetshëm të Inter. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, dy klubet milanezë projektojnë një shkëmbim kokë më kokë mes Kessie dhe Vecino.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: