Mançester Siti ka dorëzuar ankimin në KAS të Lozanës pas përjashtimit dyvjeçar nga Kupat e Europës dhe gjobës 30 milionë euro për shkak të thyers së parametrave të Fair Playt Financiar, por ka nga ata që nuk janë aspak dakort me këtë lëvizje të kampionëve të Anglisë.

Sipas “Daily Mail” janë tetë nga dhjetë klubet e para në renditje, përjashto Shefild Junajtid dhe vetë Sitin, kanë paraqitur në KAS një kërkesë për të mos e lejuar Sitin të marrë pjesë në Champions, pavarësisht se këta të fundit kanë apeluar.

“Klubeve duket se u ka ardhur në majë të hundës me sjelljet e Mançester Sitit dhe që ia ka hedhur paq për shumë vite duke thyer rregullat dhe duke shkuar në Champions në vend të një skuadre që është sjellë në mënyrë korrekte”, shkruan “Daily Mail”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb