Grupet e Conference League mund të jenë një realitet jo shumë i largët për Teutën. Kampionët e Superiores, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrock në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”.

UEFA hodhi ditën e sotme goglat për këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht. Durrsakët, në rast kualifikimi ndaj Shamrock, do të duhet të përballen me skuadrën humbëse të çiftit Omonia-Flora Tallin.

Kujtojmë që përballja mes qipriotëve të Omonias dhe estonezëve të Flora Tallin, është e vlefshme për raundin e tretë të Europa League, teksa skuadra që do të eliminohet, shkon në “play off”-in e Conference League.

Janë zbuluar edhe rivalët e Prishtinës, në rast kualifikimi ndaj Bodo Glim. Ashtu si Teuta, kampionët në fuqi të Kosovës, do të përballen me skuadrën humbëse të çiftit Mura-Zalgiris. Kujtojmë që Mura eliminoi Shkëndijën në raudin e parë të Champions.

Ndërkohë, për sa i përket Laçit, skuadra e Shpëtim Duros, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlech do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitesse-Dundalk.

Conference

PËRBALLJET E MUNDSHME NË RAUNDIN “PLAY OFF”

MURA/ZALGIRIS VS PRISHTINA/ BODO GLIMT

OMONIA/FLORA TALIN VS TEUTA/SHAMROK

LAÇI/ANDERLEHT VS VITESE/DUNDALK

Humbësi i Mura-Zalgiris do të luajë kundër fituesit të Prishtina-Bodo Glimt

Humbësi i Omonia-Flora Tallin do të luajë kundër fituesit të Shamrock-Teuta

Fituesi i Laçi-Anderleht do të luajë kundër fituesit të Vitese-Dundalk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb