Kompania e Kalifornisë, Lucid Motors, e cila në fund të vitit 2016 prezantoi elektroautomjetin e saj të parë luksoz – Air, ka bërë të ditur se versioni i produktit në SHBA do të kushtojë 52.500 dollarë.

Modeli, i cili në treg pritet t’i kundërvihet Tesla S, do të jetë në fillim më i lirë se sa rivali për rreth 16.000 dollarë. Për shumën fillestare prej 52.500 dollarë, blerësit do të fitojnë limuzinën luksoze elektrike në versionin me motor të pasmë dhe agregat të motorit prej 400 ks.

Pritet që Lucid Motors të dalë në shitje vitin e ardhshëm, dhe do të kushtojë mbi 100 mijë dollarë. Ai e do të jetë konkurrent i Tesla Model S100.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: