Derbi i kryeqytetit mbetet sfida më e famshme e futbollit shqiptar, një ndeshje vitrinë ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm. Partizani-Tirana përballen për herë të 166, për ironi të fatit derbi i kryeqytetit u shpërngul në “Elbasan Arena”, po ky detaj nuk pritet të zbeh peshën e kësaj sfidë pasi për fat të mirë të dy ekipeve janë ende në garë:

Tirona
Tirona

Tirana kërkon të festojnë matematikisht titullin në derbi, ndërsa Partizani kërkon ti prish festën, por mbi të gjitha kërkojnë pikët e plota për të përforcuar vendin e tretë, një pozicion që i dërgon në Evropë, objektivi i fundit i mbetur në valle.

279866647 1877925372401850 8515481786962468651 N
279866647 1877925372401850 8515481786962468651 N

Në tre sfidat e para të këtij sezoni, Tirana ka arritur ti marrë 7 pikë, 2 fitore dhe 1 barazim, por të kuqtë e Mehmetit vijnë në një moment pozitiv, nuk njohin humbje prej 8 ndeshjeve radhazi. Si asnjë herë më parë këtë sezon, Tirana ka marrë vetëm 1 pikë në 3 sfidat e fundit, dukshëm me “pushime” përpara kohë, por derbi është sfida ideale për të gjetur motivim e duhur, për tu rikthyer te fitorja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht distancës, të dy tifozëritë kanë premtuar se do të jenë të shumtë në numër për ti dhënë më shumë ngjyra këtij derbi të fundit sezonal.

Derbi (1)
Derbi (1)

Hendeku mes dy klubeve ka qenë i madh këtë sezon, katër javë përpara fundit, Tirana kryeson e qetë, plus 10 pikë nga vendi i dytë dhe plus 16 pikë nga Partizani i vendit të tretë, pavarësisht detajeve dhe shifrave, derbi mbetet derbi, një ndeshje e paparashikuar, një ndeshje që nuk luhet por fitohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb