Në revistën prestigjoze futbollistike “FourFourTwo” është publikuar një artikull ku citohen 8-të sfidat më të egra në arenën ndërkombëtare. Në këtë listë është përfshirë edhe e shumëpërfolura derbi I Ballkanit, Shqipëri-Serbi.

Revista përkrahë zgjedhjes bën edhe një përshkrim për sfidën. Kjo ndeshje nuk ishte luajtur asnjëherë para 14 tetorit të 2014, por ajo çfarë ndodhi e bëri atë menjëherë një nga përballjet më të ndezura. Pretendimet e Serbisë mbi Kosovën, pjesa dërrmuese e popullsisë të së cilës është shqiptare, është një çështje e vjetër mosdakordësie mes palëve.

Megjithatë, askush nuk e mendonte se Ismail Morina, një shqiptar që jeton në Itali, do të kishte sukses në pilotimin e një droni me telekomandë mbi stadiumin “Partizani” në Beograd, duke shpalosur një flamur që e përfshinte Kosovën në atë që quhet “Shqipëria e Madhe”.

Ky moment solli shpërthimin e dhunës në fushë dhe tribuna, dhe pasi situata u qetësua, Shqipërisë iu akordua fitore 0-3 në tavolinë, çka e ndihmoi në kualifikimin për në “EURO 2016”.
Frika për ngjarje të ngjashme një vit më pas në përballjen në Elbasan u shua për shkak të masave të rrepta të sigurisë. Serbia fitoi ndeshjen 0-2, por është e vështirë që këto dy ekipe të lejohen të përballen sërish.
Ndeshjet e tjera të përfshira janë:
1. Angli – Skoci
2. Brazil – Argjentinë
3. Japoni – Korea e Jugut
4. Egjipt – Algjeri
5. Gjermani – Holandë
6. Honduras – El Salvador
7. SHBA – Meksikë
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: