Debati se kush është futbollisti më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo nuk do të ketë kurrë një përgjigje përfundimtare, megjithatë sulmuesi portugez ka vendosur të distancohet nga homologu i tij argjentinas duke sugjeruar se ai ka dëshmuar cilësinë e tij duke fituar Ligën e Kampionëve me klube të ndryshme.

Ronaldo fitoi trofeun e famshëm si me Manchester United ashtu edhe me Real Madrid, dhe ka shans që ta fitojë këtë trofe edhe me Juventus. “Dallimi i Messit me mua është se unë kam fituar Ligën e Kampionëve me klube të ndryshme,” shpjegoi Ronaldo në një intervistë për DAZN.

“Unë kam qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve gjashtë vjet me radhë. Messi është një lojtar i shkëlqyeshëm i cili do të mbahet mend jo vetëm për Topat e Artë, por për të qënit gjithmonë në nivelin më të lartë, vit pas viti , si unë.”

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb