Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla ka publikuar një video të ish-Sekretari Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili vizitoi Tiranën, ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:

“NE JEMI ME JU, JU JENI ME NE”.

Sipas Ballës sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?????
15 Mars 1991 ➖ Shqipëria rivendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA.
100 ditë më pas Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker vizitonte Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:
“NE??JEMI ME JU, JU??JENI ME NE”.
Sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë.
Pa mbështetjen e SHBA Reforma në Drejtësi nuk do të ishte sot në këtë stad të inplementimit të saj dhe se rezultatet e deritanishme janë tejet pozitive. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi e gjejnë përgjigjen në fjalën e mbajtur nga Sekretari Baker në Kuvendin e Shqipërisë më 22 Qershor 1991: “Ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb