Sizmologët grekë kanë bërë një rivlerësim të tërmetit që goditi sot Larisën, që sipas tyre ishte me magnitudë 6.3 rihter dhe jo 5.9.

Pas këtij tërmeti, janë regjistruar dhe lëkundje të tjera të fuqishme passizmike, ndërkohë që specialistët këshillojnë që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të hapura. Me sukses zjarrfikësit nxorën nga rrënojat një banor të fshatit Mesohori, Elasona, epiqendra e tërmetit. Ndërkohë, në Larisa 2 burra u hodhën nga kati i parë dhe i dytë për t’i shpëtuar tërmetit dhe ndodhen në spital.

Raportohen për dëme të shumta materiale në shumë shtëpi, kisha dhe shkolla në fshatrat përreth epiqendrës. Helikopter Puma dhe ekipi i ministrisë së Mbrojtjes Civile po heton situatën në zonën e tërmetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: